Ambasada e Spanjës organizoi këto ditë një takim me përfaqësues të entiteteve kulturore publike dhe private në Shqipëri me qëllim për të prezantuar sistemin e ndihmave ekonomike të Ministrisë së Kulturës spanjolle, Programin për Ndërkombëtarizimin e Kulturës Spanjolle (PICE), që lehtëson financimin deri në 15.000€, të projekteve kulturore që realizohen në Shqipëri.
Programi i AC/E (Aksioni Kulturor Spanjoll) për Ndërkombëtarizimin e Kulturës Spanjolle (PICE) nxit dhe lehtëson prezencën e jashtme të sektorit krijues dhe kulturor spanjoll. Programi i jep prioritet propozimeve emergjente më pak të konsoliduara të sektorit krijues, atyre që kanë më shumë nevojë për projektim të jashtëm, dhe që pasqyrojnë më mirë kreativitetin dhe pluralitetin e kulturës aktuale.
Konkretisht, u informuan pjesëmarrësit mbi ndihmat e mobilitetit, që lejojnë entitetet apo institucionet kulturore të huaja të kenë në projektetet, aktivitetet dhe programet e tyre artistë, profesionistë dhe krijues spanjollë, përmes përfitimit të një ndihme ekonomike që e mundëson një gjë të tillë.
Në këtë mënyrë, promovohet ndërkombëtarizimi i kulturës spanjolle përmes projekteve që ndihmojnë që marka Spanjë të njihet jashtë shtetit dhe qëinkurajojnë bashkëpunimin mes entiteteve kulturore të vendeve të ndryshme, në këtë rast mes Shqipërisë dhe Spanjës.
Deri më tani, Shqipëria ka përfituar nga programi PICE nëprmjet disa prej operatorëve të saj kulturorë, por Ambasada e Spanjës dëshiron të inkurajojë pjesëmarrjen e sa më shumë përfituesve të këtij programi, që është kthyer ne emblemën e ndërkombëtarizimit të kulturës spanjolle jashtë.
Kërkesat duhet të kryhen nga çdo entitet i interesuar përmes njeë aplikacioni informativ të aksesueshëm në faqen www.accioncultural.es gjatë afatit të aplikimit.
Ambasada e Spanjës informon se shpallja e rradhës është gjatë muajit mars, ndaj aplikimet mund të kryhen nga data 1 deri në 31 mars, dhe mund të kërkohet subvencionim nga 500 deri në 15000€ .
Shpallja e dyte e vitit ëshga data 1 deri në 30 shtator (përveç Kinemasë dhe Dokumentarit që ka afatin 1 deri në 31 gusht).