Este sitio web utiliza cookies propias y de terceros para su funcionamiento, mantener la sesión y personalizar la experiencia del usuario. Más información en nuestra política de Cookies

Deklaratë për shtyp

Koncerti flamgo-fusion: Las Migas në Festivalin Ndërkombëtar të Jazz Tirana

Të nominuara si Albumi më i mirë Flamengo në Latin Grammy

24 de julio de 2018
Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Jazz-it dhe muzikës botërore të Tiranës, prezantojmë  një kuartet të mrekullueshëm që nisi duke fituar çmime kombëtare si grupi më i mirë flamengo. Pasi kanë qënë të nominuara në Latin Grammy 2017 me diskun e tyre të fundit Vente Conmigo (Eja me mua) si Albumi më i mirë flamengo, fillojnë 2018-ën me spektaklin e ri Érase una vez Las Migas (na ishin njëherë Las Migas).
 
Las Migas, përgjatë karrierës së tyre kanë mbushur teatrot kombëtare dhe ndërkombëtare dhe kanë marrë pjesë në festivalet më të rëndësishme të ´´Ëorldmusic´´ të Europës.

Las Migas kanë për qëllim të eksperimentojnë dhe të thellojnë gjuhën e flamenkos që nga tradita: që është burimi i tyre i parë i frymëzimit. Dhe  duke u nisur nga ato rrënjë,  të rritesh me atë çka secila mban në valixhen e saj: Bego Salazar (soliste), Marta Robles (kitarë), Alicia Grillo (kitarë) y Roser Loscos (violin).

Nga origjina shumë të ndryshme (Salamanca, Sevilla, Córdoba y Barcelona), ndërtojnë që nga Barcelona këtë univers kaq të freskët, të fortë dhe të gjallë. Muzika e tyre përthith këtë përzierje, pa humbur bazën e tyre. Kjo ka qënë sfida e vërtetë e këtij kuarteti. Las Migas konfirmojnë që diçka është duke ndryshuar në krijimin muzikorë.

Hyrja falas. Las Migas do të luajnë në Rogner, të shtunën më 28 korrik, në orën 20:00, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Jazzit dhe Muzikës Botërore të Tiranës. Gjithashtu, do të ofrojnë një shfaqje të re të dielën më datë 29, në orën 21:00 tek Billionaire (në Bllok).

Një provë?  http://www.lasmigas.com/videos/

Shënim për shtypin: Për intervista dhe foto, ju lutem kontaktoni në emb.tirana@maec.es ose në numrin e telefonit  04 22 74 961. Videoja dhe fotot mund të përdoren si material promocional.