La semana dará comienzo, el lunes 23 de abril, con la ya tradicional lectura de El Quijote de Miguel de Cervantes en la Facultad de Lenguas Extranjeras. Este año Albania se une a la lectura continuada que se realiza en el Círculo de Bellas Artes de Madrid, y 4 alumnas del Colegio Arcoiris representarán a Tirana en las 48 horas junto a muchos otros países. La Embajada publicará en streaming su lectura a través de Facebook.
Entre los actos de la semana tendrá lugar la entrega de premios del VII Concurso de creación literaria, que cuenta este año con dos categorías, hasta 14 y 35 años respectivamente. Los alumnos del departamento nos deleitarán con una lectura poética, así como con la representación de La bella Dorotea de Miguel Miura, por parte del grupo de teatro “Albaña”, en el teatro Experimental el martes 24. Al final de la semana, se celebrará el VI encuentro de profesores de español en Albania, que conforman una pieza muy importante dentro de la comunidad hispanohablante del país. En el encuentro participará el Director del Instituto Cervantes en Roma, también acreditado ante Albania.
La semana finalizará con la inauguración del ciclo de cine español en la Academia de Cine y Multimedia Marubi, con la película El alquimista impaciente (2002), basada en una obra literaria, de la directora Patricia Ferreira.
En todos los actos anunciados, salvo el encuentro de profesores, se da la bienvenida libre y gratuita a todos los interesados.
La Embajada de España en Albania, por último, agradece el trabajo de todas aquellas personas que han hecho posible una nueva Semana de las Letras españolas en Albania.
Programa:
Lunes 23, Departamento de Español, Universidad de Tirana.
10:30. Lectura del Quijote
11:30. Entrega de premios y lectura de finalistas en el concurso literario.
12:30. Lectura poética.
Martes 24, Teatro Experimental Kujtim Spahivogli (Sala Molière)
10.30. Obra de teatro La Bella Dorotea. Autor: Miguel Mihura.
Viernes 27, Facultad de Lenguas Extranjeras (Sala Argjiro)
9.00. VI Encuentro de profesores de español
Viernes 27, Academia de Cine y Multimedia Marubi
19.00. Cine español: El alquimista impaciente (2002), directora: Patricia Ferreira.
///
Ambasada e Spanjës ka kënaqësinë të shpallë Javën e Letërsisë Spanjolle 2018, kushtuar 10 Vjetorit të çeljes së Departamentit të Gjuhës Spanjolle të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës.
Java e Letërsisë Spanjolle do të fillojë të hënën, 23 Prill, si zakonisht me leximin e Don Kishotit të Migel De Servantesit në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Këtë vit Shqipëria i bashkohet leximit të vazhduar që realizohet në Galerinë e Arteve të Bukura në Madrid gjatë 48 orëve, me 4 nxënëse të kolegjit “Ylber” që do të përfaqësojnë Tiranën bashkë me shumë vende të tjera. Ambasada do të publikojë drejtpërsëdrejti leximin e tyre në facebook.
Gjatë aktiviteteve të Javës së Letërsisë spanjolle gjithashtu do të ndahen dhe çmimet e konkursit të VII të krijimit letrar, i cili këtë vit është ndarë në dy kategori, përkatësisht nga 14 deri në 35 vjeç. Studentët e departamentit do të na kënaqin me lexime poetike, ashtu si me veprën teatrale “La bella Dorotea të Miguel Miura, të përgatitur nga grupi teatral “Albaña”, në Teatrin Eksperimental ditën e martë, 24 Prill. Në fund të javës do të zhvillohet takimi i VI i profesorëve të spanjishtes në Shqipëri, të cilët luajnë një rol shumë të rëndësishëm brenda komunitetit spanjishtfolës në vend. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Drejtori i Institutit Servantes në Romë, i akredituar gjithashtu për Shqipërinë.
Java do të përfundojë me inaugurimin e ciklit të kinemasë spanjolle në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi, me filmin “El alquimista Impaciente” (2002), të regjizores Patricia Ferreira, bazuar në një vepër letrare
Tek të gjitha aktivitetet e lartpërmëndura, përveç takimit të profesorëve, janë të mirëpritur të gjithë të interesuarit dhe hyrja është e lirë.
Ambasada e Spanjës, vlerëson punën e të gjithë atyre njerëzve që mundësuan realizimin e një Jave të re të Letërsisë Spanjolle në Shqipëri.
Programi:
E hënë 23 Prill, Departamenti i Spanjishtes, Universiteti i Tiranës
10:30. Leximi i Don Kishotit
11:30. Ndarja e çmimeve dhe leximi i finalistëve te konkursit letrar
12:30. Lexim Poetik
E martë 24 Prill, Teatri Eksperimental Kujtim Spahivogli(Salla Moliere)
10:30. Vepra teatrale: La bella Dorotea. Autor: Miguel Mihura
E premte 27 Prill, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja(Salla Argjiro)
09:00. Takimi i VI i profesorëve të spanjishtes
E premte 27 Prill, Akademia e Filmit dhe e Multimedias Marubi
19:00. Kinemaja Spanjolle: El alquimista impaciente (2002), Regjizore: Patricia Ferriera