Este sitio web utiliza cookies propias y de terceros para su funcionamiento, mantener la sesión y personalizar la experiencia del usuario. Más información en nuestra política de Cookies

Përkujtimi i Ditës Botërore të Gruas

5 de marzo de 2019
Ministri i Punëve të Jashtme, Bashkimit Europian dhe Bashkëpunimit, Josep Borrell, i shoqëruar dhe nga funksionarë të lartë të Ministrisë, nga Komisionerja e Lartë për Axhendën 2030,Trupi Diplomatik i Akredituar, me të ftuar speciale, shkrimtaren, skenaristen dhe gazetaren Elvira Lindo, mori pjesë paraditen e sotme në ceremoninë e prezantimit të akteve me të cilat kjo Ministri i bashkohet përkujtimit të Ditës Botërore të Gruas në datën 8 mars.
 
Në fjalën e tij, ministri theksoi dëshirën për t’i qenë besnik thirrjes së një shoqërie që kërkon barazi të drejtash ndërmjet burrit dhe gruas.

Ministri Josep Borrell theksoi se promovimi i barazisë gjinore dhe mosdiskriminimi janë tregues të politikës së jashtme spanjolle, pasqyrë e demokracisë tonë dhe e Shtetit tonë të së Drejtës. Për këtë arsye, promovimi i saj mbetet prioritet si në mardhëniet dypalëshe, ashtu edhe në kuadrin shumëpalësh.
 
Ministri ftoi në konsultimin e axhendës së aktiviteteve rreth Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizuar në Agjencinë Spanjolle të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim, në Rrjetin e Shtëpive dhe në Shkollën Diplomatike. Gjithashtu, përfitoi nga rasti për të prezantuar tre video mbi qasjen gjinore në politikën e jashtme spanjolle.